Shkup 14 nëntor – Një delegacion i Republikës së Maltës i udhëhequr nga kryeministri Xhozef Muskat sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Delegacioni, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, do të pritet në pllajën para Qeverisë së Maqedonisë nga kryeministri Zoran Zaev. Dy kryeministrat pritet të mbajnë pres konferencë të përbashkët në orën 11:40 në qendrën mediatike të Qeverisë.