E shtunë, 25 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Maqedonia, shembulli më i keq për liri të mediave

Liria e shtypit në raportin e fundit vjetor të Freedom House e vendos Maqedoninë në grupacionin vendeve “jo të lira”, gjë që vërteton se mediumet po ballafaqohen me presion të jashtëzakonshëm dhe se liria e shtypit është vazhdimisht në rënie, vlerëson Rilindja Demokratike Kombëtare. Ky raport i Freedom House thekson se Maqedonia është një ndër vendet ku liria e mediave nuk ekziston, dhe nëse këtij raporti ia shtojmë edhe Raportin e fundit të Progresit, si dhe krizën e thellë politike në vend, atëherë urgjentisht duhet të merren masa konkrete sa nuk është vonë, thuhet në kumtesën e RDK-së. “Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim konsistent se krahas krizës së zgjatur politike në vënd, mediumet gjithashtu kalojnë vështirësi të mëdha pasi që vet ligjet në vend nuk lejojnë që gazetarët të veprojnë lirshëm sipas standardeve gazetareske. Ndikimi dhe presioni i partive politike urgjentisht duhet të ndalojë dhe të lirojë të gjitha mediumet nga kthetrat e tyre duke mundësuar që mediat të fillojnë reformimin e tyre me qëllim të informimit të drejtë, pa presione dhe shantazhe. Liria e mediave është përkeqësuar aq shumë saqë tani mbajmë vendin e parë në rajon dhe më gjerë, duke luftuar me Rusinë dhe Bjellorusinë se kush do të mbajë vendin e parë. Pas Raportit të fundit të Progresit, Maqedonia merr edhe goditjen e radhës nga ana e Freedom House se në vend ka përkeqësim evident ndaj lirisë së të shprehurit dhe demokracisë”, thuhet në kumtesën e RDK-së. RDK rithekson qëndrimin e saj për të cilën vlen për mediumet, se pa zgjidhje të problemeve kruciale, vendi do të ballafaqohet me krizë më të thellë gjë që e vërtetojnë edhe raportet e publikuara së fundmi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm