Në këtë pjesë të parë të sezonit 2023-2024, mesfushori kroat Luka Modric është aktivizuar pak nga trajneri Carlo Ancelotti me Real Madrid. 38-vjeçari priste më shumë hapësira, ndaj dhe është duke menduar për të ardhmen e tij.
Sipas të përditshmes “Spotr”, ish-fituesi i Topit të Artë mund të lërë skuadrën madrilène që në janar edhe pse kontrata i skadon në fund të këtij sezoni. Modric do të shohë edhe mundësitë që do t’i ofrojë merkato e janarit.
Arabia Saudite mbetet një objektiv i mundshëm për kroatin, por edhe skuadra amerikane e Inter Miami është një destinacion i preferuar. Te ky ekip luan edhe Lionel Messi, që ka shprehur dëshirën të luajë me Modric në një skuadër.
Gjithsesi, trajneri Ancelotti beson se do ta ketë Modric deri në fundin e sezonit, pasi mund të jetë i dobishëm në momentet kyçe. Edhe pse roli i kroatit ka rënë ndjeshëm, përvoja e tij mund të jetë vendimtare.