Minnesota bëhet ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në NBA këtë sezon. Skuadra e Wolves fitoi 122-116 ndaj Pheonix, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. Anthony Edwards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minnesota, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Booker mbetën për statistikë.
Rihap garën për një vend në gjysmëfinale ekipi i Lakers, që në fushën e tij fitoi 119-108 ndaj kampionëve të Denver. Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 34 pikë 14 rebound e 14 asist, por që s’mjaftuan. LeBron James me 30 pikë, Davis me 25 pikë e 23 rebound si dhe Reaves e Russell me nga 21 pikë secili i dhanë fitoren Lakers.
Barazim 2-2 me ndeshje mes Clippers dhe Dallas, me kalifornianët që fituan sot 116-111. Harden dhe George realizuan nga 33 pikë secili për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irving për teksanët. Fiton edhe New York, 97-92 në fushën e Philadelphia, ndeshje ku u dallua Brunson me 47 pikë e 10 rebound.
NBA-Çerekfinalet, Kon.Lindjes
Cleveland – Orlando, (2-2)
New York – Philadelphia, 97-92 (3-1)
Boston – Miami, (2-1)
Milwaukee – Indiana, 113-126 (1-3)
NBA-Çerekfinalet, Kon.Perëndimit
Minnesota – Phoenix, 122-116 (4-0)
Denver – Lakers, 108-119 (3-1)
Clippers – Dallas, 116-111 (2-2)
Oklahoma – New Orleans, (3-0)