Shkup, 29 dhjetor- Palët në një proces gjyqësor që zhvillohet në Maqedoni, nuk kanë aspak njohuri se kontestet e tyre mund t’i zgjidhin nëpërmjet ndërmjetësimit, shkruan gazeta KOHA. Ky konstatim është potencuar në raportin e fundit të Institut për politikë evropiane(IPE) në Maqedoni, e cila ka zhvilluar një anketë me gjykatës nga gjykata të ndryshme të vendit, me temë zgjidhja alternative e kontesteve gjyqësore. Gjykatësit e anketuar, mes tjerash, kanë shtuar se palët mungesë të informacionet kanë pasur edhe për atë se Ligji për procedurë kontestimore (LPK) ju mundëson atyre që konfliktet juridike t’i zgjidhin në formë jashtë korridoreve gjyqësore. Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes gjykatësve dhe ndërmjetësuesve, siç thonë nga IPE-ja, parashihet me nenin 272 të LPK-së. Njëherësh, kur gjykatësi pas hetimeve paraprake të padisë, do të vlerësojë se një kontest është mediabil, hapet mundësia për shfrytëzim të ndërmjetësimit, gjegjësisht kur bëhet fjalë për ndërmjetësim të bazuar në parimin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.