Nga 1 shtatori kopshtet duhet që të fillojnë me punën me dy turne, njoftoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. Në pajtim me Vendimin qeveritar të miratuar më 10 korrik të këtij viti, turnet e para do të jenë nga ora 7:00 deri në 14:30 ndërsa të dytat nga 14:00 deri 21:30. Do të punojnë edhe çdo të shtunën e parë të muajit prej orës 8:00 deri në orën 16:00.
Siç tha Carovska, Ministria është e gatshme për hapje e vendeve të reja të punës, që si nevojë do ta imponojë puna me dy turne. Qëllimi i punës me dy turne është që fëmijët dhe prindërit të marrin kujdesin e duhur nga institucionet publike” përmendi Carovska në pres konferencë dhe paralajmëroi investime të reja në kopshte, veçanërisht në mjediset rurale.