Athinë, 7 mars – Shefi i diplomacisë greke Jorgos Katrugallos bashkë me Teodor Meleskanu, ministër i punëve të jashtme i Rumanisë, vendi kryesues i BE-së, organizojnë mëngjes për miqtë e Maqedonisë së Veriut më 18 mars në Bruksel, ku do të merr pjesë edhe Nikolla Dimitrov, brifojnë burime diplomatike greke për MIA, njofton korrespondentja nga Athina.
Ftesat deri te shefat e diplomacive të shteteve anëtare të BE-së janë nga ministrat për punë të jashtme të Greqisë dhe Rumanisë të cilët dhe janë organizatorë.
Mëngjesi i miqve të Maqedonisë së Veriut do të mbahet të hënën më 18 mars, para Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Bruksel.