Ministria gjermane e Punëve të Jashtme sot në kumtesë të cilën e transmetoi Ambasada në Shkup, e përshëndeti vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ta ndajë mandatin për formim të qeverisë dhe njëherit i vlerëson si “të pamatura” vërejtjet e tij ndaj ambasadores Kristine Althauzer.
“Gëzohemi që presidenti Ivanov pas mendimit të gjatë erdhi deri te vendimi i vërtetë dhe hoqi dorë nga qëndrimi i bllokimit. Akuzat drejtuar diplomatëve gjermanë dhe shteteve të tjera mike janë të pamatura. Siç dihet, vlerësimet të cilat i transmetohen vendit-nikoqir, çdoherë aranzhohen në koordinim të ngushtë ndërmjet Minsitrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës”, ceket në kumtesën e MPJ-së së Gjermanisë.