Shkup, 30 nëntor – Niveli i ujit pothuajse në të gjitha lumenjtë në vend është në suaza të mesatares për nëntorin me përjashtim të Vardarit në pikën e matjes afër Jegunocit ku vërehet rritje e nivelit për pothuajse gjysmën e të zakonshmes.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ulje pothuajse të dyfishtë, megjithatë, ka në Kriva Rekë në pikën e matjes afër Kriva Pallankës, ndërsa më shumë se dyfish në Satesk afër Botunit.
Nivelet e të tre liqeve natyrore janë në suaza të mesatares disavjeçare për këtë periudhë të vitit.