Në një seri të fotografive shihen të pastrehët që në ditët e dimrit po strehohen nëpër varre të hapura në Teheran të Iranit. Sipas një gazete lokale, më shumë se 50 njerëz janë duke jetuar në varret e zbrazura në varrezën që gjendet në lagjen Shariar, afër kryeqytetit iranian. Fotografitë së pari janë publikuar në gazetën Sahrvand, para se të shpërndaheshin nëpër rrjetet sociale. Autoritetet lokale kanë ofruar ndihmë për të pastrehët, të cilët po vuajnë nga ndikimi drogës dhe gjendja e rëndë fizike e mentale.
Të gjallët e varrezave (FOTO)
Leave a comment