E hënë, 21 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Turqit kërkojnë fitore ndaj “vëllezërve” kosovarë

Përfaqësuesja e Turqisë synon ta mposhtë Kosovën në ndeshjen e së shtunës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të Rusisë, e cila do të zhvillohet në qytetin e Antalyas. Madje, trajneri Fatih Terim u ka uruar sukses, siç ka thënë ai, edhe “vëllezërve” nga Kosova, por nuk e ka fshehur dëshirën dhe synimin për ta fituar duelin e 12 nëntorit, i cili konsiderohet si fundamental për turqit, të cilët janë në kërkim të kualifikimit në “Rusia 2018”.

“Kombëtarja jonë është në një grup me skuadra ekstremisht të forta. Për ta arritur objektivin tonë – kualifikimin në Botëror, na duhet t’i mposhtim të gjitha skuadrat në shtëpi. Kjo vlen edhe për Kosovën, të cilën duhet ta mposhtim”, ka thënë fillimisht trajneri turk për mediet e atjeshme. “Kundërshtari ynë ka karakteristika të një shkolle të futbollit të konsoliduar, edhe pse s’ka eksperiencë në fushën ndërkombëtare. Mirëpo, kjo nënkupton se ata mundohen ta japin më të mirën për ta promovuar vendin e tyre dhe për ta përfaqësuar mirë në çdo ndeshje. Andaj, na pret një ndeshje shumë e vështirë”, ka vazhduar “Imperatori.

Ndeshja e së premtes ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të jetë e veçantë për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, i cili tash e disa vite luan për ekipin turk, Gençlerbirligi, dhe ka edhe nënshtetësi turke, krahas asaj kosovare. “Dy vendet vëllazërore do të duhet të luftojnë kundër njëra tjetrës. Tash e disa vite unë jam në Turqi dhe kam nënshtetësi turke, andaj për mua është diçka e veçantë dhe emocionuese të kundër Turqisë. Për ne kjo është hera e parë që po luajmë në një kampanjë kualifikuese dhe është koha ta rrisim nivelin e përfaqësueses sonë. Kemi nevojë për rezultate pozitive dhe për ngritje”, ka deklaruar për mediat turke sulmuesi i Kosovës, i cili pati paraqitje të mirë në ndeshjen e kaluar kundër Ukrainës. Muriqi pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Albert Bunjakit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm