Lajmet e bujshme publikohen për të tërhequr vëmendjen e audiencës. Ata përdorin kryesisht fjalor që ngjall emocione frike, paniku, kurioziteti tek audienca dhe krijon kaos.
Sa herë që shihni lajme që krijojnë panik, mendoni me kujdes nëse dhe kush dëshiron ta zgjojë atë ndjenjë tek ju? Cili është qëllimi i atij informacioni? A ia vlen të publikohet? Pse është “paketuar” në një format të tillë?
Kjo video që sapo patë është pjesë e projektit “Dezinfo Lab” i mundësuar nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e medias KOHA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.