Milwaukee konfirmohet si forca e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 115-108 ndaj Brooklyn. Lillard me 30 pikë e 12 asist ishte më i miri në fushë për Bucks, mbështetur nga Antetokounmpo me 21 pikë.
Në Perëndim, ekipi i Denver fitoi 113-100 ndaj New York, duke luftuar ende për vendin e parë në këtë kah të NBA-së. Nikola Jokic protagonist me një “triple double” (30 pikë, 14 rebound, 11 asist), ndërsa Porter realizoi 31 pikë.
Fiton edhe skuadra e Houston, që falë 26 pikëve të Green dhe 23 të Brooks mposhti 127-117 Chicago, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Dosunmu për Bulls. Skuadra e Phoenix, falë 30 pikëve të Booker, mundi 128-115 Atlanta.
NBA-Rezultatet
Orlando – New Orleans, 121-106
Washington – Sacramento, 109-102
Houston – Chicago, 127-117
Milwaukee – Brooklyn, 115-108
Dallas – Utah Jazz, 113-97
Denver – New York, 113-100
Phoenix – Atlanta, 128-115