Nëntë prej të dyshuarve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë që ndodhi më 27 prill, sot do të nxirren para Gjykatës Penale. Ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale dhe pjesëmarrje në turmë që do të pengoj personin zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare.
Për dhunën në Kuvend të dyshuar janë 30-të persona prej të cilëve pjesës më të madhe u janë shqiptuar masa të kujdesit, një pjese arrest shtëpiak, ndërsa dy, gjegjësisht babë e birë, janë në paraburgim për tentim për vrasje. Deri tani në Prokurorinë Themelore Publike dëshmi për ngjarjet në Kuvend dhanë më shumë deputet, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së dhe mandatari i ri Zoran Zaev dhe nënkryetarja e LSDM-së Radimila Shekerinska, ndërsa dje dëshmi dha edhe kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi.
Në ngjarjet e 27 prillit u lënduan disa deputet mes të cilëve më rëndë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Të afërm, miq dhe mbështetës të personave të arrestuar sot paralajmëruan se do të vijnë para Gjykatës që t’u japin mbështetje. Presidenti Gjorge Ivanov në intervistën e djeshme për Tv Kanal 5 i bëri thirrje Kuvendit të RM-së të vendos për amnisti eventuale të pjesëmarrësve në incidentet në Kuvend.